Ardian Dajti do të jetë drejtori i ri i spitalit rajonal të Shkodrës. Kirurgu i njohur do të zëvendësojë në këtë post drejtoren e mëparshme Teuta Rrjolli e cila dha dorëheqjen pas një takimi në ministrinë e shëndetësisë në Tiranë. Edhe më përpara mjeku Ardian Dajti u përfol si i mundshëm për të marrë drejtimin e spitalit të Shkodrës pas largimit të Teuta Rrjollit dhe tashmë kjo lëvizje është bërë edhe zyrtare.

Ardian Dajti është një emër i njohur i mjekësisë në Shkodër me një eksperiencë të gjatë pune si kirurg, i trajnuar brenda dhe jashtë vendit por edhe më përpara ka mbajtur pozicione të rëndësishme në spitalin rajonal të Shkodrës. Me emërimin e Ardian Dajtit si drejtor i spitalit pritet që në këtë institucion të ketë disa ndryshime për të përmirësuar kryesisht shërbimin ndaj qytetarëve.

Disa herë janë shfaqur problematika të ndryshme që vijnë për disa arsye dhe tashmë me këtë ndryshim do të shihet mundësia për të zgjidhur sa më shumë prej tyre. Drejtorja e mëparshme Teuta Rrjolli që në momentin e parë u komandua fillimisht për një kohë jo shumë të gjatë pas largimit të Vilson Masmalaj.

Teuta Rrjolli pas 8 muajsh si drejtore e spitalit dha dorëheqjen nga ky pozicion për t’u zëvendësuar nga Ardian Dajti. Ministria e shëndetësisë ndryshe nga më përpara ka menduar që tashmë drejtimin e spitalit t’ia besojë mjekëve pasi përpara se të ishte Teuta Rrjolli, disa prej drejtorëve nuk kanë patur lidhje me mjekësinë. Spitali nuk është i vetmi institucion që pëson ndryshime sepse pritet që në ditët në vijim të ketë lëvizje edhe në disa prej drejtorive të tjera rajonale.

Edhe më përpara ka patur largime dhe drejtues të rinj dhe kjo pritet të ndodh edhe në ditët në vazhdim me disa drejtori rajonale për të ofruar një impuls në drejtoritë e ndryshme.

Artikulli paraprakKOMBËTARJA, EDOARDO REJA ËSHTË TRAJNERI I RI
Artikulli tjetërFUTBOLL FEMRA, VLLAZNIA FITON 6-0 ME JUBAN DANJA