Kjo është mësuese Natasha Gjika, e cila sa herë do që të kujtojë kohën kur për 40 vite dha mësim vendos këtë CD me muzikë klasike, një dhuratë e maturantëve të 1980-ës në shkollën “28 Nëntori”.

Edhe sot pas 5 vitesh nga dalja në pension nxënësit e 28 Nëntorit nuk kanë si të harrojnë mësuesen Natasha Gjika. Një grup nxënësish u nisën në mëngjes nga shkolla drejt shtëpisë së mësuese Natashës. Mjaftoi prania e tyre dhe një tufë me lule për ta surprizuar atë.

Sapo ulen brenda mësuese Natasha nxjerr celularin e saj dhe i tregon nxënësve që e surprizuan një mesazh të dërguar nga një prej nxënësve që ishte në brezin e fundit para se të dilte në pension.

Nxënësit e 28 Nëntorit në emrin e gjithë shkollës falenderojnë mësuese Natasha Gjikën për gjithë kontributin e saj për 29 vite me radhë.

Mbresat për mësuese Natashën për shkollën “28 Nëntori” janë të jashtëzakonshme ndërsa kujton emrat e mëdhenj të mësuesve që ajo gjeti kur nisi punën dhe se sa të vështirë e kishte.

Ëndrra e mësuese Natashës ishte mjekësia por fati i jetës së saj e desh që të jetë në arsim mes nxënësve.

Vitet e komunizmit për një mësuese historie si Natasha nuk ishin të lehta për shkak të shtrembërimit nga regjimi i atëhershëm i fakteve historike në librat shkollor.

Më pas erdhën vitet ’90 të vështira jo vetëm për problematikat por edhe mungesën e literaturës për të mbërritur tek traziart e ’97-ës. Mësuese Natasha thotë se me përkushtim shkolla “28 Nëntori” ia doli.

Emocionohet kur në duar merr këto fotografi dhe kujton dhjetra e dhjetra breza nxënësish.

Të jesh arsimtar është privilegj, kënaqësi por edhe vështirësi.

Në fund mësuese Natasha e ka një mesazh për politikën, mësuesit e rinj dhe nxënësit e sotëm

Natasha Gjika nuk ishte e vetmja e cila u surprizua sepse nxënësit e shkollës “28 Nëntori” dërguan tufa me lule edhe tek mësuesit Zan Jashari, Pranvera Bërhani, Afërdita Kuka dhe Ahmet Boriçi të cilët kanë dalë në pension pas një kontributi të gjatë në arsim.