Për vitin shkollor 2019-2020 shkollat profesionale të Shkodrës kanë vënë vetes për qëllim që të rrisin numrin e nxënësve në mënyrë që ti jepet një rëndësi e vecantë përfshirjes së tyre në orientimin drejt profesioneve. Sipas drejtorit të Shkollës Profesionale Kombëtare “Ndre Mjeda” në Bushat,

Ruzhdi Kapedani në vitin shkollor 2018-2019 në këtë shkollë u regjistruan 60 nxënës e ndërsa në vitin e arshëm ky numër parashikohet të arrijë në 80 dhe kjo sipas Kapedanit realziohet duke promovuar sa më shumë arsimin profesional tek bizneset e ndryshme

Përmes degëve të ndryshme që ofron kjo shkollë, shumica e nxnësve duhet ti japin rëndësi tendencave të tregut shprehet Kapedani

Nxitja e të rinjve për të ndjekur rrugën e arsimit profesional dhe rritja e kapaciteteve në funksion të përdorimit të teknologjive të reja janë sot pjesë e një fazë të re të lancuar më herët nga qeveria.

Artikulli paraprakDOBRAÇ, LAGJJA ME SHUMË PROBLEME
Artikulli tjetërSHKODËR, ADRESAT E PASAKTA SJELLIN PROBLEME PËR ZJARRFIKËSIT