Në 21 janar të vitit të kaluar ministrja e kulturës asokohe Mirela Kumbaro dha lajmin në faqen e saj të facebook se “më në fund një projekt për të shpëtuar xhaminë e plumbit në Shkodër nga përmbytjet”.

Me idenë për të mbrojtur trashëgiminë kulturore ministrja Kumbaro bëri të ditur një vit më parë se do t’i jepej një zgjidhje plagës kryesore në Xhaminë e Plumbit pas miratimit të projektit për restaurimin e saj.

Në fakt sot pas më shumë se një viti nga një vëzhgim i thjeshtë tek Xhamia e Plumbit ende asgjë nuk ka ndryshuar. Ndërsa pritej që të niste ndonjë punim për ta vënë në zbatim atë projekt të ministrisë së kulturës miratuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimeve realishst situata është e njëjtë.

Xhamia e Plumbit vazhdon që të jetë në harresë ashtu siç ka ndodhur për më shumë se 20 vite me radhë. Kudo përreth xhamisë nuk ka nisur asnjë lloj ndërhyrje për restaurimin.

Prezenca e ujit edhe këtë vit ka qenë problem ashtu si më parë kur xhamia edhe përmbytej. Pas miratimit të projektit për restuarimin të gjithë pritën që të nisi punimet për mbrojtjen e xhamisë së plumbit nga ujërat në mënyrë që të mos përmbytet më por edhe një restaurimit të plotë të saj

brenda dhe jashtë në mënyrë që t’i ndryshohet imazhi dhe besimtarët të kenë kushte më të mira. Në pjesën më të madhe të kohës Xhamia e Plumbit qëndron e mbyllur për shkak të situatës së vështirë që krijohet kryesisht në muajt e dimrit.

Shpesh herë është kërkuar që të restaurohet dhe prej vitesh përflitej për një projekt që më në fund u miratua një vit më parë duke rikthyer shpresën por deri më tani nuk është bërë asgjë. Ky projekt i ministrisë së kulturës për Xhaminë e Plumbit parashikon ndërtimin e një dige përreth saj për t’i dhënë zgjidhje njëherë e mirë përmbytjeve.

Ndërsa ka kaluar një vit duhet pritur se cili do të jetë momenti kur projekti për xhaminë e plumbit do të nisë të zbatohet. Xhamia e Plumbit përveçse monument kulture ka vlera të mëdha ndërsa është ndërtuar në vitet 1773-1774. 28 vitet e fundit është lënë në harresë të plotë pavarësisht rëndësisë që ka.