Qyteti i Shkodrës njihet si vendi i biçikletave , por pavërsisht kësaj përdoruesit e tyre hasin çdo ditë vështirësi ndërsa lëvizin në rrugë. Pas një vëzhgimi të bërë ditën e sotme, vihet re se pothuajse të gjitha korsitë e biçikletave zaptohen nga automjetet të cilat parkojnë në të dyja anët e rrugës.

Një problem i tillë vijon prej kohësh, dhe deri më tani nuk është marrë asnjë masë për të krijuar më shumë hapësirë për qytetarët që lëvizin me biçikleta.

Si shkak i mungesës së korsive të biçikletave qytetarët thonë se ndihen shumë të rrezikuar pasi u duhet të lëvizin përmes rrugës.

Policia bashkiake apo rrugore, duhet të marrë masat, dhe të mos lejojë që automjetet në qytetin e Shkodrës të kthejnë në një vend parkimi korsitë e biçikletave , në mënyrë që të shmangen edhe aksidentet me biçikletë.