Qytetarët vijojnë të qëndrojnë të grumbulluar me orë të tëra pranë zyrave të OSHEE në qytetin e Shkodrës, ndërsa presin për të paguar faturat e energjisë elektrike. Pavarësisht se një pjesë e qytetarëve mbajn maskat mbrojtëse, ata vazhdojnë të jenë të rrezikuar nga infektimi me koronavirus, pasi nuk mbajën distancën fizike të këshilluar nga mjekët.

Qytetarët thonë se institucionet përgjegjëse duhet të krijojnë kushtet e duhura në mënyrë që të mos jenë të detyruar të qëndrojnë në afërsi të njëri-tjetrit.

Ndërgjegjsimi I qytetarëve për të mbajtur distancën fizike dhe zbatimin e masave anti COVID -19, vazhdon të mos jetë në nivelet e duhura. Një gjë e tillë ku qytetarët qëndrojnë të grumbulluar, ndodh në shumë institucione të tjera në qytetin e Shkodrës.