Koncerti i muzikës së lehtë “Prandverë me Kangë” ka hapur siparin këtë vit në teatrin “Migjeni”. 20 këngëtarë, ndër zërat më të mirë sollën disa prej pjesëve më të njohura të muzikës së lehtë shqiptare.

Publiku i pranishëm duartrokiti këngëtarët për performancën e tyre në skenë.

Udhëheqësi artistik Ilir Zoga dhe prezantuesja, këngëtarja e njohur Rezarta Smaja u shprehën se të kënduarit live është ajo që kërkon publiku.

Koncerti “Pranvderë me Kangë” po kthehet tashmë në një traditë në qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakSHKODËR, TEATRI I KUKULLAVE SË SHPEJTI NË ZONA RURALE
Artikulli tjetërRAMA: QEVERIA NUK PREKET DERI NË VITIN 2021