Drejtoria e Policisë Shkoder në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër zhvilluan  një takim sensibilizues për parandalimin e kultivimit te bimeve narkotike.

Takimi  u zhvillua në Bibliotekën e Universitetit “Luigj Gurakuqi”. Të pranishëm edhe administratorët e njësive administrative të Bashkisë Shkodër, kryetarja Voltana Ademi si dhe drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Policisë Shkodër, Vehbi Bushati.

Bushati: Qëllimi kryesor është heqja njëherë e mirë e Qarkut Shkodër nga harta e kultivimit të kanabisit.