Situata vazhdon të mbetet e rënduar për shkak të akullit që ka mbuluar pjesën më të madhe të pedonales në qytetin e Shkodrës. Për shkak të prezencës së borës dhe ngricës qytetarët e kanë të vështirë të ecin në këmbë.

Si shkak i prezencës së akullit persona të ndryshëm kanë pësuar fraktura në trup. Në 5 ditët e fundit afro 200 raste janë paraqitur pranë urgjencës së Spitalit Rajonal Shkodër për asistencë mjekësore.

Rasti më i fundit është një i moshuar nga qyteti i Shkodrës, i cili ka rrëshqitur kur po kalontë vizat e bardha përballë teatrit “Migjeni”. Si shkak i rrëshqitjes, i moshuari ka pësuar dëmtime në kokë.

Pavarësisht luhatjeve të temperaturave në orare të ndryshme kjo nuk ka mjaftuar për shkrirjen e borës dhe akullit në pedonalen para Bashkisë.

Nga ana tjetër, institucionet përgjegjëse nuk kanë arritur që të pastrojnë të gjitha rrugët, si nevojë të domosdoshme për qarkullimin e qytetarëve. Në një situatë të tillë, atyre nuk u mbetet gjë tjetër veçse të tregohen shumë të kujdesshëm kur kalojnë deri sa bora dhe akulli të shkrijë vetë.

Artikulli paraprakMALËSI E MADHE, TRANSPORTOHET ME HELIKOPTER 79 VJEÇARI
Artikulli tjetërDOBRAÇ, NË SFIDË ME AKULLIN