Ky është Nazmi Hoxha një tregtar rrobash në Shkodër i cili është detyruar që të ulë çmimet sepse ndrysh në këto kohë pandemia askush nuk i futet në dyqan. Prej pesë vitesh Nazmiu shet rroba tek qendra tregtare në Zdrale ndërsa tregon se fuqia blerëse ka rënë plotësisht aq sa po mendon të shpallë edhe falimentimin. Tregtari shkodran nuk ka mundësi që të paguaj edhe detyrimet tatimore nga xhiroja tejet e ulët.

Në vitet e kaluar muajt e verës kanë patur shitje të konsiderueshme ndërsa këtë vit është e kundërta. COVID-19 por edhe faktorë të tjerë kanë bërë që ekonomia të bie aq poshtë sa blerësit të jenë të rrallë.

Për të përballuar këtë situatë të vështirë që është krijuar është shumë e nevojshme edhe ndihma e shtetit thotë tregtari shkodran.

Kjo situatë e krijuar nga COVID-19, ende nuk dihet se kur do të shkojë drejt përmirësimit duke dëmtuar ndjeshëm bizneset e vogla një pjesë e të cilave mendojnë falimentimin.