Peshku në lagjen Rus të qytetit te Shkodrës vijon të tregtohet jashte kushteve higjeno sanitare . Përveç kushteve aspak normale , tregtimi I peshkut në mes të rrugës gjatë sezonit të verës ku temperaturat janë të larta, bën që të kthehet në një burim infeksioni , duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve.

Qytetarët thonë se nuk kanë asnjë garanci , pasi vendi që tregtarët shesin peshkun nuk është aspak I përshtatshëm.

Qytetarët shprehen se institucionet përkatëse nuk duhet të lejojnë që tregtimi I peshkut të bëhët në kushte të tilla.

Autoriteti Kombëtar I ushqimit duhet të marrë masat për të kontrolluar kushtet në të cilat tregtohet peshku në qytetin e Shkodrës. Në mënyrë që qytetarët të jenë më të sigurtë me produktet që konsumojnë.

Artikulli paraprakVRAU AKSIDENTALISHT SHOKUN, “ARREST ME BURG” PER STJUART SMAKAJ
Artikulli tjetërSHKODËR, VRAU SHOKUN, “ARREST ME BURG” PËR STJUART SMAKAJ