Invalidët e kategorive të ndryshme të qarkut Shkodër, pretendojnë që nuk u është kaluar në llogarinë bankare pensioni i invaliditetit. Prej 5 ditësh, ato qëndrojnë në rrugë, pas dyerve të bankës.

Një pjesë e tyre i janë drejtuar Bashkisë, ku u është konfirmuar se fondi i ka kaluar bankës.

Invalidëve u është bërë e ditur në mënyrë infrormale se pensioni nuk do të shpërndahet deri në fillim të muajit shkurt të vitit 2019.

Kjo gjë ka shkaktuar tension tek ta. Ndërkohë, ata thonë nëse situata nuk merr zgjidhje emergjente, do të ngrihen në protestë për të kërkuar të drejtat e tyre.

Artikulli paraprakSHKODËR, FESTË NË SHTËPINË E TË MOSHUARVE
Artikulli tjetërRAMA ‘FSHESË’ NË QEVERI, IKIN 7 MINISTRA