Rruga “Udhakryq” është kantieri i rradhës i hapur nga Bashkia e Shkodrës në qytet. Një investim i Bashkisë së Shkodrës me vlerë 250 milion lekë, do të transformojë një zonë ku nuk është ndërhyrë prej disa dekadash. Punimet kanë nisur dhe janë inspektuar nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi.

Projekti parashikon një ndërhyrje të plotë, ashtu siç bëhet në të gjitha ndërhyrjet e Bashkisë së Shkodrës 4 vitet e fundit.

Do të ndërtohet i ri rrjeti KUZ me gjatësi 850 metër linear, rrjeti KUB 800 metër linear, rrjeti i ujësjellësit 650 metër linear, shtresa asfaltike me sipërfaqe 2400 metër katror, bordura anësore 1280 metër linear, ndriçim LED me 21 ndriçues si dhe sinjalistikë horizontale dhe vertikale.

Artikulli paraprakMESAZHI I PASHKËVE PËR POLITIKËN:S’DUAM “VETËVRASJEN” E KOMBIT
Artikulli tjetërSHKODËR, ARRESTOHEN DY PERSONA PER ARMEMBAJTJE PA LEJE