Ngritja e memorialit në përkujtim të të përndjekurve dhe persekucionit komunist gjatë 45 viteve diktaturë në Shkodër, po shkon drejt finalizimit. Bashkia e Shkodrës dhe Komisioni “Drejtësi e Paqe” kanë përzgjedhur projektin fitues, i cili sot ka nisur të zbatohet në sheshin para Bashkisë së Shkodrës.

Fillimi i punimeve për memorialin, është ndjekur nga afër nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi dhe drejtori ekzekutiv i Komisionit “Drejtësi e Paqe” Luigj Mila.

Duke folur për mediat, Ademi ka shprehur besimin se memoriali do të jetë jo thjesht një përkujtimore por edhe objket pelegrinazhi, sidomos për turistet për të njohur të kaluarën e errët në persekucionin komunist.

Ideatorët e memorialit, preferojnë të mos japin detaje për veprën që do të vendoset në sheshin para Bashkisë Shkodër. Mësohet se ai do të jetë 5.5 metër i lartë dhe do të përfshijë në vetvete 8 figura që personifikojnë elementet e persekucionit komunist ndaj Shkodrës.