Të gjithë pensionistët tashmë do të kenë një lehtësi sa i përket marrjes së pensionit. Është vendosur që pensioniistët ta marrin pensionin në cilindo qytet që ata dëshirojnë. Një gjë të tillë e sqaron edhe drejtorja e Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Shkodër Vjoleta Staka.

Procedurat e dokumentacionit në rast se një pensionist që ta marrë pensionin në një qytet tjetër i bën vetë Instituti i Sigurimeve Shoqërore.
Drejtorja Staka bën të ditur edhe disa ndryshime të tjera që vijnë si lehtësim për pensionistët.

Edhe më përpara Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka lehtësuar procedurat për pensionistët.