Ajola Leka është fashion designer e cila sjellë për herë të parë një shtëpi mode ajo çka mungonte prej kohësh në Shkodër. Në inaugurimin e ateliesë së saj prezent ishin të afërm, miq por edhe shumë adhurues të modës të cilët patën mundësinë të shihnin nga afër fustanet e mbrëmjeve të punuar nga Lekaj.

 

Ajo çka e bën edhe më të veçantë këtë atelie dhe punën e fashion designer Ajola Lekaj është fakti se të gjitha fustanet janë të punuara me dorë. Në një intervistë për Star Plus ajo shpreh emocionet në inaugurimin e atelir-it të saj. Me tej Ajola Lekaj shprehet se në Shkodër nuk kishte një atelier dhe pse jo mos të investonte në vendin e saj duke sjellur punimet e veçanta që ajo realizon.

 

Kjo shtëpi mode në Shkodër përveç nostalgjitë së lavdishme të dikurshme që kishte qyteti sjell dhe një imazh me një peshë specifike për kulturën e traditën që Shkodra e kishte të nevojshme sot më shumë se kurrë për të treguar se vërtetë rrënjët e këtij qyteti janë arti e kultura. Ndërkohë fashion designer ka edhe një mesazh për të gjitha vajzat që do të vizitojnë atelier-in e saj.

 

Tashmë vajzave Shkodrane u ofrohet kjo mundësi për të gjetur fustanet që ato kërkojnë, me cilësi të lartë por mbi të gjitha unike dhe të vetme në llojin e tyre në atelier Ajola Lekaj. Atelier-in e fashion designer Ajola Lekaj mund ta gjeni shumë thjeshtë në “Gjuhadol”.