Jemi mësuar që të tilla pamje ti shohim nëpër rrugë fshatrash por ja që së fundmi gropat e stërmëdha janë shfaqur edhe në qytet.

Gropat e shumta që janë krijuar nëpër rrugët e Shkodrës po u shkaktojnë qytetarëve vështirësi në qarkullim e ndërsa po dëmtohen edhe automjetet.

Duke parë gjendjen tejet të rënduar sa i takon infrastrukturës “Star Plus” vendosi që të bëjë një vëzhgim nëpër disa pika në qytet.

Kjo është rruga në afërsi të Thërtores dhe pika e vetme që lidh Shkodrës me dy zonat turistike Shirokë-Zogaj. Fluksi është tepër i lartë sidomos tani kur stina e verës po afron dhe të gjithë dynden drejt këtyre pikave turistike.

Por për shoferët është një mision i mundimshëm. si në vajtje- ashtu edhe në kthim

Nëse të shfaqet dëshira për të shkuar në Shirokë dhe Zogaj që të kalofsh një fundjave ndryshe sa më relaksuese , duhet që të përballesh më parë me gropat e stërmëdha.

Pavarëisht kësaj me dhjetra automjete cdo ditë cajnë sadokardin nga rruga tejet e amortizuar. Më e vështirë lëvizja është për jabanxhintë të cilët nuk e njohin këtë rrugë.

Ndërsa kjo është rruga në afërsi të rrethrrotullimit të lagjes “Xhabiej”, ku amortizimi është i dukshëm. të gjithë drejtuesit e mjeteve që të tentojnë të qëndrojnë në korsinë e parakalimit, shpesh herë këto gropa bëhen shkak për çarjen e gomave të mjeteve që më pas mund të rezultojë në një aksident.

Teksa po “rilindin” qendrat e qyteteve, rrugët në lagjet e qytetit prej kohësh janë në gjendje pothuajse të pakalueshme për këmbësorët.

 

Artikulli paraprak“DRITË JESHILE” PËR RRUGËN HYRËSE TË SHENGJINIT
Artikulli tjetër“URDHËRI I PSIKOLOGUT”, ME PSIKOLOGËT E SHKODRËS