Organizata “Gruaja tek Gruaja” me pjesmarjen e nxënësve të gjimnazeve “28 Nëntori” “Oso Kuka” organizuan flash mob-in “Bashkë kundër ekstremizimit dhe radikalizmit të dhunshëm”.

Ky aktivitet ishte konceptuar nga vetë nxënësit për të shprehur publikisht angazhimin dhe vullnetin e të rinjve në luftën kundër ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm në komunitet, nëpërmjet formave të aktivizimit të rrugës.

Psikologu i organizatës “Gruaja tek Gruaja” Fatjon Taipi përmes këtij aktiviteti përcolli mesazhin e të rinjve të cilët u bënë pjesë e kësaj iniciative , duke treguar se Shkodra është qyteti i tolerancës dhe bashkëjetesës fetare

Përgjatë 6 muajve të rinjtë pjesmarrës flash mob kanë qënë pjesë e iniciativave të tjera të ngjashme në komunitet duke implementuar 32 aktivitete, ku në fokus të tyre kanë qënë dhënia e mesazheve të bashkëjetesës dhe tolerancës fetare mes bashkëmoshatarëvë të tyre duke kontribuar në parandalimin e ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm.

 

Artikulli paraprakTË BASHKËJETOSH ME MBETURINAT!
Artikulli tjetërPREJ 27 VITESH PA UJË TË PIJSHËM