UROJNË “VENDORËT”, NË BASHKI U ZHVILLUA CEREMONIA E NGRITJES SË FLAMURIT.Festimet e 102-vjetorit të pavarësisë në qytetin e Shkodrës ka nisur me ceremoninë e ngritjes së flamurit para Bashkisë Shkodër.

Në këtë ceremoni morën pjesë disa prej deputetëve të Shkodrës, drejtuesit e Bashkisë si dhe drejtues vendor e përfaqësues të Partive Demokratike, Socialiste dhe Socialiste për integrim. Në këtë ditë të shënuar uruoi kryetari i Bashkisë Lorenc Luka.Një urim dha edhe prefekti Paulin Radovani i cili iu përgjigj edhe kryetarit të PD-së së Shkodrës Ramiz Çobaj i cili një ditë më parë në Star Plus akuzoi prefektin për paligjshmërinë në lëvizjen e bustit të “5 heronjve të Vigut”Në ceremoninë e ngritjes së flamurit morën pjesë edhe qytetarë të Shkodrës. 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/pViDaJ-QciI” frameborder=”0″ allowfullscreen ]