Të lodhur nga një vit intensiv dhe plot vështirësi, qytetarët shkodranë duket se janë gati të presin Vitin e Ri 2019. Kur vetëm pak orë na ndajnë nga ndërrimi i viteve qëllimi kryesor i të rinjve shkodranë, por jo vetëm është argëtimi.

Këtë fundiviti, kryefjala e festave në Shkodër ka qenë këndi i ri lojërva të vendosura nga Bashkia.

Një pjesë e madhe, natën e ndërimit të viteve do ta kalojnë në shtëpi, me familjarë dhe miq. Mënyra tradicionale e të festuarit vazhdon të mbetet e preferuara e shkodranëve.

Por, nuk mungojnë as rastet kur të rinjtë festojnë deri në orën 24:00 me familjen dhe më pas me shoqërinë.

Nën këtë atmosferë, qyteti i Shkodrës gjallon nga gëzimi i fëmijëve dhe të qeshurat e tyre pafund.

PUBLICITET