“Shkodra Jazz Festival” tashmë po zgjerohet edhe në qytete të tjera. Koncerti i parë për këtë vit u zhvillua në qytetin e Tiranës për dy netë me radhë në një ngjarje artistike e cila synon të zgjojë ndjenjën e lirisë përmes tingujve të improvizimit dhe kush më mirë se muzika jazz mund ta beje kete.

Shkodra Jazz Festival on tour, e organizuar nga shoqata kukturore “Rrok Jakaj”, ka zgjedhur këtë vit Tiranën, e mbeshtetur nga Bashkia Tiranë. Koncerti i parë u zhvillua tek amfiteatri i Universitetit të Arteve, ku performuan Markelian Kapidani me Balkan Bop Trio, në bass Davide Liberti, në bateri Gaetano Fasano, e ftuar speciale Kamela Islamaj.

Me pjesëmarrjen e kitaristit të ri, student i Rrok Academy, dega jazz – Kejdi Barbullushi. Koncerti i dytë u zhvillua tek Kalaja e Tiranës, me pjesëmarrjen e artistëve Michael Rosen ne saks, Daniele Cordisco ne kitare, Gaetano Fasano ne bateri, Alberto Gurrisi ne Hammond, Evi Mair vokal.

Aktivitetet e Shkodra Jazz Festival, vazhdojnë gjatë gjithe muajit Gusht ne Shkoder me nje sere produktesh artistike, te mbeshtetura nga Bashkia Shkoder dhe Ministria e Kultures.