STAR PLUS KONSISTON SE VETËM PAK PUSHUES ZGJEDHIN KËTË ZONË.
Rruga për të cilën do të kalosh për të pushuar në Shirokë, për të kaluar një ditë të dielë në bregun e Liqenit të Shkodrës duke zgjedhur qoftë zhpenzime më të vogla apo ujë më të pastër janë kushtet për të cilat një pushues nuk duhet ti kërkojë.

Ka më shumë se një vit që po realziohen punimet në aksin rrugor shirokë-zogaj dhe rruga në të cilën do të kalosh është një ndër kushtet më thelbësorë që bën që kjo zonë të mos frekuentohet qoftë dhe pushuesit ditorë. Dikur kishte nëj fluks të madh pushuesish shkodranë që për arsye të ndryshime zgjidhnin  shirokën, por ajo kohë mbetet e shkuar. Kurse sot nuk janë më shumë se 20 pushues të cilët frekuentojnë liqenin e shkodrës, apo zonën e shirokë-zogaj. Për të huajt as që bëhet fjalë, edhe ato pak që mund të kalojnë, nuk kanë asnjë kusht për të pushuar. Shikohet qartë dhe nga pamjet që janë realizuar me kameran e star plus, se këto pak pushues janë  kryesisht shkodranë që I qëndrojnë besnik kësaj zonë, por realisht  kushtet janë skandalozë. Këtu nuk mund të pretendosh për shërbime, kur nuk ke një rrugë në të cilën të udhëtosh. Prandaj duket qartë se të shkosh në shirokë mund të të kushtojë më se të udhëtosh drejt velipojës. E gjithë kjo vjen si rezultat i mungesës së kujdesit të pushtetit vendor, për këtë zonë turistike që fare mirë, të gjithë banorët e këtyre zonave mund të siguronin fitimet e duhura në qoftëse do të ketë një frekuentim më të madh të  pushuesve.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/Yc0lceKQChs?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]