Për herë të parë këngën e ahengut shkodran kanë pësuar një rizbulim të ri të përpunuar përmes muzikës elektronike. Dy artistë, Kolë Laca muzikant dhe këngëtarja Beatriçe Gjergji të cilët jetojnë në Itali prej shumë vitesh vijnë me projektin e tyre “Shkodra Elektronike”.

Këngët e ahengut shkodran përmes një arranzhimi të kohës sjellin përmes dy artistëve traditën e lashtë. Kolë Laca dhe Beatriçe Gjergji vendosën që pas suksesit në Itali për herë të parë në Shqipëri të vijnë në qytetin e tyre duke mbajtur një koncert në qendrën rinore Arka ndërsa tregojnë si lindi idea e këtij projekti.

Këngët e ahenugt shkodran të përpunuara me muzikën elektronike janë pritur shumë mirë nga publiku ndërsa dy artistët tregojnë se si italianët mahniten nga muzika origjinale shkodrane.

Beatriçe Gjergji vjen nga një familje muzikantësh e po ashtu edhe Kolë Laca. Ata shprehen se këngët e ahengut dhe traditat duhen ruajtur e madje duhen përqafuar edhe nga brezi i ri.

Kolë Laca dhe Beatriçe Gjergji sollën këtë koncert si pjesë e netëve të festivalit të filmit “Ekranit i Artit”.

Këngët e ahengut shkodran por edhe disa perla të veriut që janë sjellë të përpunuara nga dy artistët përmes projektit të tyre “Shkodra Elektronike” marrin vlera të mëdha në Itali sepse i krahasojnë me këngët tradicionale veneciane e deri tek tradita rome por në dimensionin e muzikës bashkohore.

Artikulli paraprak“E DREJTA E PUNËS PËRMES SHPREHISË SË VEPRIMIT”
Artikulli tjetërSHKODËR, ÇEL SIPARIN FESTIVALI I FILMIT “EKRANI I ARTIT”