ÇOBAJ: KJO ËSHTË NJË PROTESTË EKONOMIKE PËR TË DREJTAT E QYTETARËVE. Qytetaret Shkodranë I janë bashkuar protestës, së iniciuar nga Sindikatat dhe mbështetur nga Partia Demokratike.

Që në orët e para të mëngjesit grupe të organizuara, me autobusë dhe automjete private kanë udhëtuar drejt tiranës, për të qenë present në këtë protest. Kryetari I Partisë Demokratike në Shkodër, Ramiz Çobaj, është shprehur se kjo proteste është ekonomike I thotë jo rritjes se taksave. Por udhëtimi I shkodranëve, drejt kryeqytetit, nuk ka qënë I qetë. Postoblloqet e policisë kanë shoqëruar të gjithë rrugën, ku nuk kanë qënë të pakta edhe kontrollet. Megjithatë Policia e Shtetit ka mohuar akuzat se po bllokohen simpatizantët demokratë për tu bërë pjesë e protestës së opozitës për shkak të mungesës së kartave të identitetit nga ana e tyre. Përmes një komunikate për shtyp, policia e shtetit, thekson se një lajm i tillë nuk është aspakt i vërtetë, duke nënvizuar se nuk ka asnjë që qytetar që është penguar për të marrë pjesë në protestën e PD.

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/9pWYC6vKVLc?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]