Kukësi ka marrë fitoren e parë në kampionat për sezonin e ri pasi ka mposhtur stadiumin e Shkodrës “Loro Boriçi” Tiranën me shifrat 3-1.

Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për ekipin e drejtuar nga Armando Cungu pasi Rexhinaldo në minutën e katërt ndëshkoi bardheblutë.

Kryeqytetasit u përpoqën të reagonin, por atëherë kur nuk pritej, në fundin e pjesës së parë pësuan edhe golin e dytë, po nga i njëjti autor, Rexhinaldo.

Ende pa mbaruar pjesa e parë grupi tifozëve bardheblu Fanatics nisën një sherr mes njëri-tjetrit teksa disa edhe u gjakosën.

Në fraksionin e dytë të lojës, ekzaktësisht në minutën e 61-t, Tirana ngushtoi diferencat me Muçën duke ngjallur shpresat për pikë. Gjithsesi do të ishte edhe njëherë Rexhinaldo ai që vetëm dy minuta më pas me “tripletën” e tij do të vuloste takimin në 3-1.

Lojtarët e Kukësit thotë trajneri Armando Cungu thotë se tashmë duhet të jenë të kujdesshëm.

Me këtë fitore Kukësi ngjitet në kuotën e katër pikëve pas 3 ndeshjesh, ndërsa Tirana ka grumbulluar vetëm 1. Më keq se bardheblutë është vetëm Luftëtari, që në 3 ndeshjet e para nuk ka njohur rezultat tjetër përveç humbjeve.

Artikulli paraprakSHKODËR, 30 OBJEKTE SHEMBEN NGA IMT NË XHABIEJ
Artikulli tjetërZBULOHET PLANTACIONI ME KANABIS, NË KËRKIM DHE NJË SHQIPTAR