MBETURINAT, RREZIK PËR LINDJEN DHE PËRHAPJEN E EPIDEMIVE .

Afrimi i stines se nxehte te veres shton rrezikshmerine e lindjes dhe perhapjes se shume epidemive prandaj ruajtja e higjenes ne parametra maximale gjate kesaj periudhe paraqitet e nje rendesie shume te madhe. Por fatkeqesisht ne qytetin tone qartazi duket se nuk tregohet shume kujdes ne kete aspekt, pertej shume problemeve te tjera qe jane prezente ne qytetin tone sic eshte tregtimi i bulmetit e konkretisht qumeshtit, gjendja e mjeruar e tregjeve, ndotja e ujit kesaj panorama I shtohen edhe kazanet e mbeturinave te tejmbushur dhe me mbeturina qe dergjen perreth ketyre kazaneve. Paradoks eshte fakti qe keto mbeturina dhe kazane te tejmbushur ndodhen perpara deres se drejtorise rajonale te shendetesise. Kjo situate shoqeron perditshmerine  e qytetareve pothuajse gjate gjithe vitit megjithate gjendja behet me alarmante gjate periudhes se veres kur gradulisht fillon rritja e temperaturave duke bere qe keto mbeturina te kthehen ne nje burim potencial epidemish. Keto mbeturina qe kundermojne ndodhen ne zona te banuara e te mbipopulluara te qytetit duke rritur keshtu mundesine e infektimeve. Pertej mediatizimit te ketij problemi kjo situate ne qytetin e shkodres nuk po gjen zgjidhje prandaj institucionet pergjegjese vendore dhe qendrore duhet te impenjohen qe keto kazane mbeturinash te pastrohen e boshatisen me shume se nje here ne dite dhe ajo qe eshte me e rendesishme qytetaret te ndergjegjesohen  per pasojat e parikuperueshme qe sjell ky fenomen.