Parashikimi i motit për datat 16, 17, 18, 19 korrik tregon se jemi nën ndikimin e një vale të nxehti afrikan që ka përfshirë vendin tonë dhe gjithë Ballkanin, përfshirë dhe vendet fqinje si Italia. Keto do të jenë absolutisht ditët më të nxehta të muajit kur temperaturat e larta do të arrijnë në maksimum. Ekspertët parashikojnë se temperaturat më të larta do të jenë ato të 17 korrikut ku pritet të kalojnë 40 gradë celsius. Vala e të nxehtit afrikan do të jetë prezente gjatë gjithë fundjavës dhe parashikohet që të shtunën e të dielën i gjithë vendi të përfshihet nga një zagushi mbytëse e cila do të intensifikohet gjatë këtyre ditëve.

Meteorologët sygjerojnë që gjatë fundjavës të evitohet qëndrimi në ambiente të jashtme duke rekomanduar që të zgjidhet largimi drejt zonave bregdetare apo atyre malore, ku ka më tepër mundësi freskimi sesa qytetet urbane. E njëjta situatë pritet të përsëritet dhe gjatë muajit gusht ku rajoni do të përfshihet nga një valë përvëluese që vjen direkt nga shkretëtira e Saharasë, parashikon Meteo.it, duke rrezikuar që temperaturat të kalojnë përtej normales së stinës së nxehtë të verës.

Artikulli paraprakPËRKUJTOHET 100 VJETORI I PËRBALLJES NË DUKAGJIN
Artikulli tjetërARTUR MUÇA HAP FILIALIN E DYTË NË SHKODËR