Veteranet e LANÇ në Shkodër kanë dalë kundër kryebashkiakes Voltana Ademi që sipas tyre ka përjashtuar festën e Çlirimit të Shqipërisë nga kalendari zyrtar i festave të nëntorit në Shkodër.

Kreu i LANÇ Shkodër Zamir Llazani tha se Ademi me këtë gjest po krijon Shkodrën si Republikë me vete.

“Jemi te indinjuar per perjashtimin nga bashkia Shkodër e 75 vjetorit te Çlirimit. Me kete gjest bashkia Shkoder ka dale si nje Republike ne vete duke mos parashikuar asgje per festen e Çlirimit. Ademi mund te mos e festoje privatisht por ka pergjegjesi kushtetuese. Ne do ta festojme me forcat tona por kjo qe ka bere na duket e çuditshme dhe e papranueshme”, tha Llazani.