Nga prefektura Shkodër, aty ku këtë të shtunë është hapur ekspozita e pikturave nga individë të ndryshëm piktorë të Shkodrës, zv. Kryeministrja Senida Mesi reagoi edhe për protestën e të rinjvë të PD Shkodër

Mesi u shpreh se Shkodra e mikpritjes dhe kulturës nuk duhet të pres në këtë mënyrë Kryeministrin e vendit. Nuk mund të jetë Shkodra ajo që i thotë një Kryeministri ik përmes pankartave. Zv/Kryeministrja Mesi kërkoi nga autorët e kësaj ekspozite që nëse ata bien dakord, me shitjen e këtyre pikturave, fondet të shkojnë për familjet e përmbytura në jug të Shqipërisë

Ndërkohë, sipas Ergys Piranit, përgjegjës i Departamentit të Arteve, kjo ekspozitë mund të ishte fare mirë nga nxënës dhe studentë të talentuar nga institucionet artistike në Shkodër, por vjen me fëmijë dhe individë të thjeshtë për të treguar artin që çdo shkodranë ka. Në këtë ekspozitë paraqitën punimet një numër i madh shkodranësh, të cilët përmes penës japin edhe njëherë imazhin e një Shkodre që do artin dhe kulturën.

Artikulli paraprakMIRATOHET MASTERPLANI I ALPEVE NË KK
Artikulli tjetërLU-TË RINJVE: KORRUPSIONI MERR FUND KUR NJERËZIT THONË BOLL DHE VEPROJNË