BASHA: NGA SHKODRA TË NISIM PROTESTA KUNDËR QEVERISË. Qyteti i Shkodres ka perkujtuar 14 janarin e vitit 1990, kete date te shenuar e cila i dha hov levizjeve antikomuniste ne vend, ne ate date ku qytetare te shkodres, nxenes dhe studente do te rrezonin, bustin e stalinit te vendosur ne qender te qytetit te shkodres I pranishem ne kete aktivitetet perkujtimor ka qene edhe kryetari i partise demokratike, Lulzim Basha I cili ka paralajmëruar nga qyteti i Shkodrës, protesta kundër qeverisë.

“Demokracia i ka rrënjët në Shkodër, shqiptarët përkulen më respekt për veprën tuaj. Ora e kurajos civile ka ardhur sërish.”- tha Basha ndërsa shtoi se dyshja Rama-Meta po udhëheq me dhunë dhe krim. “Ky qytet nuk do lejoj udhëheqjen oligarkike. Protesta nga gjithë vendi i kallin datën kësaj qeverie. Ne kemi shpall projektin tonë drejt lirisë për t’u lidh më themelet tona.”- tha Basha. Gjithashtu Basha gjatë fjalimit të tij ka vlerësuar qytetarët shkodranë për qëndrimin e tyre ndaj regjimit komunist, duke kërkuar edhe nderimin e heronjve të demonstratës së para 25 viteve. Gjate vizites ne Shkoder, kryetari I PD-se Basha, ka vizituar nga afer edhe muzeun e kujteses ne Shkoder, te ngritur mbi rrenojat e burgut famekeq te shkodres, ku gjate regjimit komunist vuajten denimin qindra shkodrane, pas akuzave cnjerezore nga regjimi me I eger komunist ne europen lindore.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/GvGxF5fFmgE” frameborder=”0″ allowfullscreen ]