Muzika tradicionale dhe ajo e kultivuar ishin në qendër të një bashkëbisedimi që dirigjenti Eno Koço pati në Shkodër me të rinjtë.

Takimi përkoi me 81-vjetorin e koncertit që nëna e tij, sopranoja e njohur Tefta Tashko Koço ka dhënë në kryeqendrën e veriut në vitin 1938.

Në Shkodër e solli “muzika tradicionale dhe e kultivuar”, për të cilën ka nisur edhe shkrimin e një libri që do të shohë dritën e botimit, vitin e ardhshëm.

Por ndalesa në këtë qytet, për dirigjentin Eno Koço qëlloi të ishte e shënuar, pasi përkonte me 81-vjetorin e koncertit të dytë që nëna e tij, sopranoja e njohur Tefta Tashko Koço kishte dhënë në Shkodër në 1938-ën.

Nuk është kritik me zhvillimet që vitet e fundit ka patur muzika, e cila shpesh i ka ikur shinave të tradicionales, apo krijimtarisë së bukur.

Arsyeja pse ka këtë qëndrim, lidhet me traditën e fortë që ka Shkodra, që e cilëson si një thesar kombëtar.

Mbrëmja u shënua edhe me risjellje të disa prej këtyre krijimtarive për të pranishmit, mes zërave brilant të skenës shqiptare.

Artikulli paraprakPOLICIA, MBI 15 MIJË GJOBA TRAFIKU PËR PARKIME ILEGALE
Artikulli tjetërRRAHJE MES TË DËNUARVE NË BURG, NJË I PLAGOSUR RËNDË