Dy qeveritë ajo e Shqipërisë dhe Malit të Zi kanë zhvilluar një takim të përbashkët në Shkodër.

Kryeministri Edi Rama fillimisht u ndal tek hotel Colosseo deri sa nisi ceremonia zyrtare me pritjen e kryeministrit malazez Dushko Markoviq.

Të dy kabinetet u zhvendosën më pas tek fototeka kombëtare Marubi duke firmosur disa marrëveshje të përbashkëta siç janë hapja e pikës kufitare në Zogaj dhe Grabomit.

Jam shumë i lumtur që gjendem për herë të parë në një mbledhje të përbashkët qeverish në Shkodër. Ne bashkë me Shqipërinë kemi një bashkëpunim të ngushtë por natyrisht që kemi shumë ende për të bërë.

Marrëveshjet që nënshkruajmë sot na ndihmojnë në zhvillimin e mëtejshëm të turizmit por edhe rritjes ekonomike. Mali Zi dhe Shqipëria do të forcohen edhe më shumë

në vazhdimësi edhe luftën ndaj krimit apo modernizim të pikave të kalimit kufitar, pa harruar arsimin dhe shkencën”.-u shpreh Markoviç

Pas fjalimeve zyrtare mbledhja mes dy qeverive vijoi me dyer të mbyllura.

 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE