Mund të duket e çuditshme por qyteti i Shkodrës ka 30 vite që nuk ka banjo publike. Në mungesë të tyre e vetmja mundësi janë lokalet.

Qytetarët duhet të porosisin një pije për të përdorur më pas banjon. Dikush në pamundësi për të shkuar në lokal detyrohet që të ekspozohet në vende publike.

Vitet e fundit me shtimin edhe të popullsisë banjot publike në Shkodër janë bërë një domosdoshmëri. Të pyetur për Star Plus qytetarët e shikojnë këtë shërbim si tepër të domosdoshëm.

Duke qënë se Shkodra po kthehet në një destinacion përherë e më të frekuentuar, mungesa e banjove publike është jo vetëm imazh i keq për një vend turistik, por edhe një mungesë e theksuar shërbimi për turistët qofshin këto vendas apo edhe të huaj.

Për më tepër këshilli bashkiak asnjëherë nuk ka pasur në qëndër të vëmendjes këtë problematikë dhe prej vitesh në asnjë mbledhje nuk ka qënë në rend të ditës pjesë diskutimi kjo çështje.

Mungesa e këtij shërbimi publik fatkeqësisht bën që qytetarë të papërgjshëm të kthejnë në banjo publike mjedise apo zona të ndryshme të qytetit.