Shkodra, prej shume vitesh vuan mungesën e sipërfaqeve te gjelbër-ta për çlodhje për qytetaret duke u përqendruar ne vetëm nje vend per qytetaret per te kaluar oret e pasdites me te afermit e tyre. Duke mos lene menjane, investimet e rrugeve pedonale per te cilat shkodranet krenohen, shatervani ne qender te qytetit, po kalon disa prej diteve te tij me te veshtira. Dëmtimi i shume investimeve publike, ka krijuar probleme ne te vetmin vend çplodhes për qytetaret shkodrane.

Mjafton te hedhesh një vështrim ne këtë zone ne Shkodër dhe dallon qarte çdo degradim qe i ka bere koha këtij vendi ne qender te qytetit te Shkodres, perballe bashkise se qytetit. Gjate këtyre temperaturave te larta, ky shatërvan është kthyer edhe ne oazin e pushimeve per femijet rom dhe egjiptian ne Shkoder, te cilet shfrytezojne kete ambjent, duke e kthyer ate ne nje pishin ne natyre ne mes te qytetit, çka nuk i përshtatet këtij sezoni ne te cilën Shkodrën e vizitojnë shume turiste te huaj dhe vendas. Megjithatë, ky ambient ka nevoje emergjente për ndërhyrje edhe pse shpesh here, investimet e kryera janë dëmtuar nga banore te papërgjegjshëm , dëmtimi i stolave dhe i ndriçuesve krijojnë një pamje te zymte ne te vetmen lulishte qe i ka mbetur Shkodrës, e cila qe pas rikonstruksionit ne vitin 2009 nuk e ka pare me dritën e investimeve.