Çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike kanë pësuar një rritje prej 2.8% rahasuar me të nëjten periudhë të vitit 2018.

Qytetarët shkodranë pranojnë se e kanë ndjerë një rritje të tillë dhe u bëjnë apel instituioneve përgjegjëse të ushtrojnë më shumë kontrolle ndaj tregjeve të vogla.

Një rritje e tillë e çmimeve u pranua edhe INSTAT ku përmes publikimit të Indeksi i Çmimeve të Konsumit Korrik, 2019 tregon se rritje të çmimeve ka patur edhe në sektore të tjera t ekonomisë.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Korrik 2019, arriti 106,1 kundrejt muajit Dhjetor 2015.

Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2019 është 1,5 %. Një vit më parë ky ndryshim ishte 2,3 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2019, krahasuar me Qershor 2019, është – 0,1 %.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Korrik 2018, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2,8 %, pasuar nga grupet “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me nga 1,3 % secili,

“Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Argëtim e kulturë” me nga 1,1 % secili, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,8 %, “Shërbimi arsimor” me 0,7 %, “Veshje dhe këpucë” dhe “Komunikimi” me 0,2 % secili, etj.

Nga ana tjetër çmimet e grupeve “Transporti” dhe “Shëndeti” u ulën me 0,1 % secili. Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 9,5 %, pasuar nga nëngrupet “zarzavate përfshirë patatet” me 6,7 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3,3 %, “peshk” 1,6 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata, dhe ëmbëlsira” me 1,3 %, etj.

Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” u ulën me 0,8 %.

Artikulli paraprakSHKODRANËT BËJNË PUSHIME ME PAKETA TË LIRA TURISTIKE
Artikulli tjetërSISTEMIM- ASFALTIM I RRUGËS OBLIKË QENDËR- LAGJJA E RE