Në derbin e Kategorisë së Parë me Dinamon, Vllaznia shkon në këtë transfertë për të marrë fitoren. Një gjë të tillë e thotë trajneri i kuqebluve Hasan Lika.

Takimin me Dinamon trajneri i Vllaznisë e cilëson si të rëndësishëm për vetë faktin se ekipi blu bën pjesë në tri skuadrat që kryesojnë tabelën e klasifikimit.

Dinamo po organizohet me tifozë në përballjen me Vllaznisë dhe për trajnerin Lika kjo është normale duke parë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe historinë e dy klubeve.

Ndeshja Dinamo-Vllaznia do të luhet në kryeqytet me 9 dhjetor në ora 14:00, një përballje e cila mund të vendos shumë për të ardhmen e të dy ekipeve të cilat synojnë këtë sezon bashkë me një kundërshtar si Erzeni daljen në Superligë.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE