Shërbimet për matjen e tensionit të gjakut, peshës dhe glukozës apo siç njihet në popull si sheqeri në gjak, po kryhen falas prej një jave në qytetin e Shkodrës nga Klinika Shtatë bashkë me Qendren e këshillimit “ Celësi Im”.

Këtë të mërkure organizatorët u pozicionuan në pedonalen “Kol Idromeno” të Shkodrës ku kalimtarët e rastit kanë patur mundësinë të bëjnë matjen e tensionit dhe sheqerit në gjak dy sëmundje këto të përhapura në shoqëri.

Koordinatorja e këtij projekti Eithne Keegan thotë gjatë kryerjes së shërbimeve mjekësore dhe ekzaminimeve ka konstatuar se qytetarët shkodranë e kanë të lartë nivelin e presionit të gjakut dhe kjo sipas saj shkaktohet nga stresi.

Me këtë rast organizatorët kanë shpërndarë edhe broshura me këshilla mjekësore për sëmundjen e diabetit dhe të hipertensionit.

Artikulli paraprakTANUSHI MESAZH BESIMTARËVE PAS VJEDHJES NË KISHË
Artikulli tjetërSHKODËR, MUZEU RREZIKON SHEMBJEN