TË RINJTË SHOHIN TË VETMEN SHPRESË LARGIMIN NGA VENDI.Për qytetarët e Shkodrës vizita e kreut demokrat Lulzim Basha është parë si një mundësi për t’i shprehur shqetësimet e hallet e përditshme me të cilat përballen,dhe ankesat kryesore kanë qenë ato kundër qeverisë .

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ndal në metropolin verior ku zhvilloi bashkëbisdim me qytetarët për situatën ekonomike në vend. Banorët i shprehën kryedemokratit shqetësimin e tyre për nivelin e lartë të papunësisë, ndërsa të rinjtë shohin si të vetmen shpresë largimin nga Shqipëria. Ata thonë se biznesi është gati të shpallë falimentimin për shkak të taksave e gjobave. 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/7kyMUbe_GnQ?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]