ADMIR TAFILI, FRAN MARASHI, GËZIM GURI DHE GENC TAFILI NDODHEN NË PEQIN.Ndërsa nuk ka kaluar një vit nga arratisja e bujshme e të burgosursve në Drenovë,  mbrëmjen e kësaj të shtune skenari është tentuar të përsëritet në burgun e Peqinit.

Plani i tre të dënuarve përjetë për vrasje, Admir Tafilit, Fran Marashit, Gëzim Gurit dhe Genc Tafilit të dënuar me 25 vjet heqje lirie nuk ka mundur të dalë jashtë mureve të institucionit të vuajtjes së dënimit në Peqin pasi është parandaluar nga Prokuroria e Elbasanit dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Drejtorinë e Përgjitshme të Burgjeve.Bëhet fjalë për 3 nga 7 të dënuarit të cilët në nëntor të vitit 2013 realizuan arratisjen spektakolare nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë të Korçës. Veç tre të dënuarve, te kthyer ne personazh për historitë e tyre te arratisjes dhe tentativat e shumta për të lëne burgun, pjesë e planit të mbetur në tentativë mbrëmjen e së shtunës, u bë edhe vëllai i Admirit, Genc Tafili. Ai nuk ka qenë pjesë e arratisjes nga burgu i Drenovës pasi vuante dënimin në Peqin, por zgjodhi t’i bashkohet vëllait të tij dhe 2 të dënuarve të tjerë në planin për arratisjen e tyre të dytë me shpresën se do të mund të dilnin jashtë ambienteve të burgut.Ashtu si në rastin e Drenovës, edhe në arratisjen tashmë të parandaluar nga burgu i Peqinit, të dënuarit janë ndihmuar nga persona të tjerë, brenda dhe jashtë këtij institucioni.Për këtë arsye, me vendim gjykate janë arrestuar 5 punonjës të burgut të Peqinit, dhe 33-vjeçari Jetmir Guzi nga qyteti i Shkodrës, i cili sipas hetimeve të prokurorisë dyshohet se është personi kryesor që i ndihmonte nga jashtë të dënuarit për të vënë në zbatim planin e arratisjes. Tre punonjësit e policisë dhe dy përgjegjësit e sektorit ligjor në burgun e Peqinit akuzohen për shpërdorim detyre, falsifikim të dokumenteve dhe ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë  funksione publike.Arratisja e bujshme nga burgu i sigurisë së Lartë në Drenovë ndodhi mbrëmjen e 23 nëntorit të 2013-ës, dhe aventura për 7 të dënuarit zgjati vetëm pak ditë, pasi te gjithë u vunë ne pranga ne një super aksion te policise.Madje Admir Tafili, Fran Marashi dhe Gëzim Guri u arrestuan në një magazinë në Përrenjas vetëm një ditë pasi arritën të dilnin nga qelitë e burgut në Korçë. Për arsye sigurie, 3 të dënuarit u zhvendosën në burgun e Peqinit për vazhdimin e vuajtjes së dënimit të përjetshëm për vrasje.Admir Tafili është personi i cili ka marre përsipër autorësinë e organizimit te arratisjes ne 2013-ën. 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/O0RqRrpToGI” frameborder=”0″ allowfullscreen ]