4.000 m2 sipërfaqe e gjelbër do ti shtohen qytetit të Shkodrës pas rikualifikimit të hapësirës publike në rrugën “Lëvizja e Postribës”. Bashkia e Shkodrës po ndërhyn në një zonë me densitet të lartë institucionesh dhe bisnesesh të rëndësishme për qytetin, por edhe në një lagje të re që i është bashkëngjitur qytetit.

Puna ka nisur me mbjelljen e pemëve për të vazhduar me trotuarin e për të përfunduar me vendosjen e tapetit të gjelbër dhe stolat e pushimit. Punimet janë inspektuar nga kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, e cila ka nënvizuar punën e qeverisjes vendore për shtimin e hapësirave të gjelbra.

Investimet e Bashkisë së Shkodrës janë shtrirë jo vetëm në të gjithë territorin por edhe në disa sektorë siç janë rrugët, trotuaret, këndet e lojrave për fëmijët, hapësirat e gjelbra etj.