Sektori i biznesit po shpreh një interes të lartë për nxënësit e shkollave me karakter profesional, në mënyrë që ti mundësojë atyre punësim në komanitë ushqimore sic janë baxhot, industria e përpunimit të mishit, ajo e përpunimit të pijeve alkoolike etj.

Një gjë e tillë konfirmohet nga Ruzhdi Kapedani Drejtor i Shkollës Profesionale Kombëtare “Ndre Mjeda” të Bushatit . Sipas tij kërkesa e tregut për forca të kualifikuara të punës ka qënë e lartë në këtë shkollë ku një pjesë e madhe e nxënësve janë punësuar në sektorë të ndryshëm privat

Kapedani tregon se nxënësit që mësojnë në këtë shkollë , gjatë të shtunave dhe të dielave apo pas përfundimit të mësimit, punojnë nëpër kompani private kryesisht të industrisë ushqimore

Fushata për punësimin e të rinjve të diplomuar në një prej degëve të arsimit profesional është nismë e qeverisë, në veçanti e Ministrisë së Mirëqenies, e cila vazhdimisht e rendit arsimin profesional në listën e objektivave parësore, në kushtet kur sipas studimeve tregu i punës ka nevojë për personel të kualifikuar.