Atleti i Vllaznisë Franko Burraj është rekordmeni më i ri në garën e 200 metrave. Burraj theu rekordin e 200 metrave me kohën 21:45 një rekord që për më shumë se 20 vite e mbante një tjetër shkodran kampion Oltion Luli.

Ky rekord i atletit të talentuar shkodran erdhi në garën “100 vite atletikë Vllazia” e zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”. Burraj shpreson që të përmirësoje rezultatet e tij në të ardhmen dhe të arrijë sukes edhe në arenën ndërkombëtare.

Rekordmeni i mëparshëm Oltion Luli vlerëson rezultatin e arritur nga Franko Burraj dhe e mbështet atë në të ardhmen.

Trajneri i Burraj, Bruno Rrotani shprehet se këto rezultate vijnë pas një pune të madhe ndërsa shpreson për rezultate të larta në garat ndërkombëtare që do jenë më pas.

Franko Burraj edhe pse me një moshë të re deri më tani ka arritur rezultate të larta brenda dhe jashtë Shqipërisë dhe tashmë synon që të arrijë në majat më të larta në sportin e bukur të atletikës.