Kryqi i Kuq Shkodër ka zhvilluar seancën e parë vullnetare të dhurimit të gjakut për vitin 2019. Edhe kësaj here, dhurimi i gjakut u bë në mjediset e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në universitetin “Luigj Gurakuqi” në qytetin e Shkodrës.

Vera Gjinaj, koordinatore e projektit të dhurimit të gjakut nga Kryqi i Kuq shprehet se pjesë e dhurimit janë bërë vullnetarët e kësaj organizate dhe familjarë të individëve që vuajnë nga sëmundja e Talasemisë.

Gjinaj bën me dije se një pjesë e gjakut të dhuruar shkon për Spitalin Rajonal të Shkodrës por edhe për Bankën e Gjakut në Tiranë.

Në qytetin e Shkodrës, rreth 400 persona vuajnë nga sëmundja e Talasemisë. Nisur nga ky fakt, dhurimi vullnetar i gjakut nga Kryqi i Kuq Shkodër është kthyer në një aktivitet të përmuajshëm.

Artikulli paraprakSHKODËR, RADHËT E GJATA PROBLEM PËR QYTETARËT
Artikulli tjetërDUKAGJINI, BANORËT: RRUGA NË MALIN E SHOSHIT E BLLOKUAR