NË REDAKSINË E STAR PLUS TELEVIZION KA MBËRRITUR NJË VIDEO NGA NJË BANOR I NJËSISË BËRDICË LIDHUR ME NJË RRUGË ATJE E CILA ËSHTË E AMORTIZUAR DHE E MBUSHUR ME UJË SI SHKAK EDHE I RESHJEVE TË SHIUT TË DITËVE TË FUNDIT.

BËHET FJALË PËR FSHATIN BELTOJË TË BËRDICËS. SIPAS BANORIT QË KA DËRGUA VIDEON ATY JETOJNË RRETH 70 FAMILJE NË TOTAL TË CILAT DUHET TË ECIN ÇDO DITË NË ATË AKS RRUGOR QË I NGJAN NJË PELLGU ME UJË.

AI SEGMENT ËSHTË I VËSHTIRË EDHE PËR MAKINAT NDËRSA PËR KËMBËSORËT PËR SHKAK TË PREZENCËS SË UJIT SA HERË QË KA RESHJE SHIU ËSHTË THUAJSE E PAMUNDUR PËR TË KALUAR. TË NDJEKIM PAMJET PA KOMENT