Në protestën e studentëve në Shkodër u bashkuan edhe pedagog dhe qytetarë të thjeshtë në mbështetje të tyre.

Arben Prendi, pedagog i letërsisë në fakultetin e shkencave shoqërore tha se studentët duhet të shtojnë edhe disa kërkesa të tjera siç është heqja e mesatares 7 për regjistrimet e reja sepse po mbyllen degë të ndryshme.

Në protestë erdhën edhe disa prindër duke mbështetur studentët dhe duke bërë thirrje që të vijnë të gjithë në shesh.

Protesta e studentëve të universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” do të vijojë edhe gjatë 8 dhjetorit që si për ironi të fatit përkon me Ditën Kombëtare të Rinisë dhe po cilësohet si “Dhjetori i Dytë”,

referuar 28 viteve më parë kur ishin studentët ata që rrëzuan sistemin e atëhershëm monist.

Artikulli paraprakSHKODËR, “PANAIRI I PUNËS DHE BIZNESIT”
Artikulli tjetërSHKODËR, DITA E DYTË E PROTESTËS SË STUDENTËVE