Arsyet për të protestuar me 16 shkurt për opozitën janë të shumta. Deputeti i PD Bardh Spahia i bën thirrje qytetarëve të Shjodrës por jo vetëm që të jenë të shumtë me 16 shkurt në Tiranë për të rrëzuar qeverinë.

Deputeti Spahia i quan shpifje pretendimet se në protestën e opozitës do të ketë element kriminal për të destabilizuar.

PD Shkodër pritet që të ketë një pjesëmarrje të gjërë në protestën e 16 shkurtit, një protestë e cila nuk do të jetë në një ditë por sipas opozitës do vijojë derisa të largohet qeveria aktuale.