Erald Mema, mori “rolin udhëheqës” për furnizimin me kokainë të Oxfordshire dhe zona të tjera të Britanisë nga 1 qershori deri më 2 dhjetor 2016.

33-vjeçari kishte mohuar ndonjë përfshirje në rrjetin e drogës, por një juri gjyqtarësh ju deshën 9 orë e 12 minuta për ta shpallur atë fajtor me dy akuza për furnizimin me drogë të Klasit A.

Gjyqtari Peter Ross, i cili kryesoi gjyqin dy-mujor, tha se Mema kishte drejtuar një bandë “të sofistikuar dhe të organizuar”.

Ai tha: “Organizata që ju drejtuat ofroi miliona paundë kokainë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar. Ishte një organizatë e drejtuar në linjat e biznesit. Kishte përgjegjës komunikimi, korrierë dhe agjentë.

Automjetet ishin përshtatur për të kryer importimin e fshehtë. Ti je një rast i rrallë, ti je njeriu më i rëndësishëm i këtij operacioni të krimit të organizuar.

Asnjë nga ata që lexojnë gazetat apo që shohin lajmet në televizor, nuk duhet të kenë asnjë dyshim se organizata kriminale si e jotja, gjenerojnë dhunë, dhunë të ashpër që përfshin përdorimin e armëve dhe të thikave”

Gjatë procesit gjyqësor që nisi në muajin gusht, juria vështroi pamjet e përgjimeve të bandës të drogës që zhvillonte takime të ndryshme sekrete rreth Oxfordshire dhe Midlands Perëndimor.

Shumë nga anëtarët e saj, ku përfshiheshin Khalad Uddin dhe Elsid Kopani, të dy të burgosur tashmë, kryen telefonata në të ashtuquajturin “telefon i fshehtë”, që i përkiste “shefit” të tyre, Erald Mema.

Prokurori Amjad Malik i tha jurisë se hetuesit e policisë kishin gjurmuar shumë nga thirrjet telefonike duke përdorur ‘të dhënat e vendndodhjes së celulës”, i përbërë nga anëtarë meshkuj nga Oxfordshire dhe Shqipëria.

Gjatë arrestimit të një prej anëtarëve të bandës në tetor 2016, koordinatori i Memës, Khalad Uddin, u gjetën në apartamentin e tij gjysmë milioni paund.

Mema kishte pohuar se nuk ishte përfshirje në bandën e drogës dhe kishte kërkuar pafajësinë, por gjyqtarët e kanë dënuar atë pa marrë parasysh kërkesën.

Avokati mbrojtës, Graeme Logan i kërkoi gjykatës lehtësim për klientin e tij, duke theksuar se burgimi do të ketë “ndikim shkatërrues” ndaj partneres dhe fëmijës së tij.

Ai gjithashtu tha se Mema nuk kishte pasur ‘synime të këqija’ kur mbërriti në vend në vitin 2003 për të vazhduar studimet, përpara se të përfshihej në rrjetin e drogës.

Pas burgimit të Memës për 25 vjet, Gjyqtari Peter Ross gjithashtu vlerësoi punën e tre oficerë të policisë të përfshirë në këtë rast.

E gjithë banda e drejtuar prej Metës mori një dënim prej 150 vitesh burg për dy raste të futjes së kokainës në Britani.