Gjatë takimi për mbarëvajtjen e sezonit turistik ndër problematikat e shfaqura është edhe zona e Dukagjinit dhe konkretisht fshati turistik i Thethit.

Ëngjëll Radohina, një biznesmen i asaj zone foli për rrugën ende të bllokuar nga bora dhe mungesën e çertefikatave të pronësisë. Ndër te tjera Gjon Dugilaj u shpreh për mundësinë e lidhjes të sezonit turistik duke përfshirë edhe Dukagjinin për ta lidhur me Velipojën përmes atraksioneve të ndryshme.

Ministri i turizmit Blendi Klosi tha se po shihet mundësia për hapjen e rrugës së Thethit nga bora por edhe gjetjen e mundësive lidhur me çertefikatat e pronësisë. Deputeti Luan Harusha ishte kritik lidhur me fshatin turistik të Thethit duke qenë në krah të banorëve.

Artikulli paraprakDISA ORË PARA PROTESTËS, BERISHA: CUNAMI PO AFROHET, REGJIMI PO DRIDHET
Artikulli tjetër“HAPËSIRA URBANE” TEMA E DISKUTIMIT NGA TË RINJTË