NXËNËSIT NGA KLASA E 6-të NË TË 9-ën BOJOKOTOJNË MËSIMIN. Në gjitha klasat e shkollës “Ali Laçej” që pas rikonstruksionit të saj mungon ngrohja.

Sistemi i kaldajës i instaluar momentalisht nuk funksionon. Në këtë mënyrë nxënësit detyrohen që të zhvillojnë mësimin mes të ftohtit duke qëndruar brenda klasave me xhaketa, doreza, kapuç e shalla. Drejtorja e shkollës Brisela Truma tregon rreth kësaj situate. Një pjesë e nxënësve të klasave të 6-ta, 7-ta, 8-ta dhe 9-ta kanë braktisur mësimit që nga dita e sotme si shkak i mungesës të kushteve për të zhvilluar normalisht mësimin. Në rast se Bashkia Shkodër e cila ka për detyrë të sigurojë ngrohjen në shkollat e qytetit nuk merren masat e duhura atëherë bojkoti i mësimit nga një numër i konsiderueshëm nxënësish do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/3868txl6_cg” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE