Për të tretin vit me radhë në Shkodër zhvillohet shkolla e fotografisë “Art House School” e cila merret me trajnimin dhe përgatitjen e fotografëve të rinj profesional. Pas përzgjedhjes së tyre nga aplikimet e bëra kanë arritur që 7 prej tyre të jenë pjesë e “Art House School” për këtë vit.

Në këtë mënyrë në muzeun kombëtar të fotografisë “Marubi” u zhvillua një takim me fotografët e rinj të përzgjedhur. Një prej organizatorëve, profesor Zef Paci shprehet se tema e këtij viti është “Përtej Imazhit”.

Shkolla e fotografisë që po bën për të tretin vit me radhë “Art House” në Shkodër është një ndihmë për fotografët e rinj profesionistë të cilët kërkojnë të afirmohen duke qenë se në Shqipëri nuk ka një mbështetje të posaçme apo ndonjë shkollë të veçantë enkas për fotografinë

Edhe dy vitet e kaluara fotografët e rinj që u bënë pjesë e “Art House School” kanë patur mundësinë të afirmohen dhe të tregojnë vlerat dhe talentin e tyre përkrah disa emrave të njohur të fotografisë botërore si një shans i mirë për të ardhmen e tyre artistike.

Artikulli paraprakSFILATË MODE E NXËNËSVE NË SHKODËR
Artikulli tjetërSHKODËR, “SHPIRTI I KOHËS”, EKSPOZITË E NJË GJERMANI